LAJMI I FUNDIT:

BSPK kërkon rritjen e pagave

BSPK kërkon rritjen e pagave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme që të rriten edhe pagat e pjesës tjetër të punëtoreve të mbetur jashtë ngritjeve të pagave, sepse sipas tyre diferencat e krijuara mes pagave ka shkaktuar një pakënaqësi të madhe të punëtorët, të cilët po ndihen të diskriminuar nga diferencat e rritjes së pagave për pozita të caktuara.

“Andaj, në mënyrë që të zbutet sadopak diferenca mes pagave të punëtorëve brenda vendit, kërkojmë që të bëhet rritja e pagave edhe për pjesë tjetër të punëtorëve, të cilët në fillim vit kanë pasur një rritje tejet solidare të pagave krahasuar me rritjet e pagave të disa pozitave tjera”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim lidhur me çështjen e rritjes së pagave për kabinetin qeveritar nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj. /Telegrafi/