LAJMI I FUNDIT:

BSPK kërkojnë plotësimin e kërkesave nga Kryeministri Haradinaj

BSPK kërkojnë plotësimin e kërkesave nga Kryeministri Haradinaj

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë ekzekutive, prej nga u shprehën pakënaqësitë lidhur me mosplotësimin e kërkesave të tyre të parashtruara edhe më herët para ekzekutivit të vendit.

BSKP me këtë rast ka paraqitur katër kërkesa për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj siç çështja e skemës pensionale, për punëtorët e larguar me dhunë nga puna gjatë të viteve të ’90-ta, çështja e pagës minimale në vlerën prej 250 euro, rritja e pagave dhe çështja e rregullimit të sigurimit shëndetësorë për të punësuarait.


BSPK nëpërmjet një komunikate dërguar mediave ka bërë të ditur se në këtë mbledhje u vendos për të vazhduar me presione deri në realizimin e çështjeve të përmendura më lart, duke shtuar se BSPK-ja nuk do të lejon që të shkelen të drejtat elementare të punëtorëve, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme SBASHK-u ka paralajmëruar grevë në shenjë pakënaqësie ndaj mos respektimit të memorandumit të nënshkruar në mes tyre dhe përfaqësuesve të koalicionit qeveritar. /Telegrafi/