LAJMI I FUNDIT:

BSPK kërcënon me veprime të përgjithshme sindikale

BSPK kërcënon me veprime të përgjithshme sindikale

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), thotë se mbështetë kërkesat e të gjithë sindikalistëve të federatave/sindikatave në kuadër të BSPK-së që kanë të bëjnë me Draftligjin e Pagave.

BSPK thotë se çështjet e adresuara nga sindikatat duhet të zgjidhen, sipas tyre, do të ndërmerren veprime të përgjithshme sindikale.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe akterët kompetent që sa më shpejtë çështjet e adresuara nga sindikatat të zgjidhen, në të kundërtën do detyrohemi që të ndërmarrim veprime të përgjithshme sindikale në kuadër të BSPK-së për realizmin e kërkesave të punëtoreve, gjithmonë duke u mbështetur në të drejtat që i jep Ligji mbi Organizmin Sindikal dhe Ligji mbi Grevat”, ka paralajmëruar BSPK, përcjell Telegrafi.

Po ashtu, BSPK kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa dhe të reflektoj “sa më shpejtë në përmirësimin e këtyre lëshimeve në mënyrë që të mos përshkallëzohen pakënaqësitë dhe të na sjellin në një situatë kur pothuajse të gjitha profilet e punëtoreve të shërbimeve publike në vend të ndërmarrin veprime radikale të presionit sindikal”. /Telegrafi/