Komisioni Evropian ndjek me vëmendje zhvillimet e javës së kaluar lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, megjithëse ndërmjetëson për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në një sërë fushash, përfshirë bashkëpunimin policor e gjyqësorin, sikurse njofton RTSH , Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit kundër qytetarëve të shteteve fqinje, që nuk i përkasin më ish Jugosllavisë.
Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, përfaqësuesja e ekzekutivit evropian e injoroi këtë çështje. Rasti “Haradinaj” u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.
“Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë”, u shpreh raportuesja Ulrike Lunaçek dhe “Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara”, sipas eurodeputetes austriake.
Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se “i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i z. Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.
Përkrah socialdemokratit kroat, foli Dubrakva Shuica e PPE-së, duke kërkuar nga Serbia që të përballet me të kaluarën e vet, “pasi në të kundërt nuk do të mund të shkojë larg në procesin e integrimit evropian”.
Marijana Petir, gjithashtu kroate, ftoi raportuesin për Serbinë, të djathtin gjerman David McAllister, që të ndihmojë “me njohuritë e tij” për ta detyruar Serbinë që të heq nenet e papranueshme në ligjet e këtij vendi, “në mënyrë që mos të pretendohet ngritja e akuzave për qytetarët e vendeve fqinje, siç është rasti me Ramush Haradinaj, por potencialisht edhe për shtetasit e 18 vendeve të tjera të BE- së që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike duke mbrojtur Kroacinë kundër agresionit serb”.
Konservatori britanik, Charles Tannock, vlerësoi se ndalimi i Haradinaj në Francë do të shkaktojë kthim pas në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë debatit mbi Serbinë, disa eurodeputetë ftuan Beogradin të qartësojë pozicionin, nëse synon të anëtarësohet në BE, apo të përafrohet edhe më shumë me Rusinë, çfarë u konsiderua e rrezikshme për stabilitetin në rajon.
Sa i përket Kosovës, eurodeputetët shprehën shqetësime për “polarizimin ekstrem të skenës politike”, nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e rezultateve për dy kushtet e mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.
Ndaj të dy vendeve u kërkua që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe si gjithmonë, raportuesja Lunaçek përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtetet e mbetura të BE-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë