"KFOR-i në bashkëpunim me autoritetet policore të Kombeve të Bashkuara po punojnë intenzivisht rreth çështjeve të sigurisë në mënyrë që të ruajnë një mjedis të sigurt në Kosovë" tha Brown për të përditshmen britanike "Guardian".

Britania e Madhe është përgjegjëse për të vënë në dispozicion të KFOR-it trupa rezervë për 6 muajt e parë të këtij viti.

Trupat që do të vijnë në Kosovë kanë qëndruar në Irlandën e Veriut dhe aty janë trajnuar për këtë mision. /REL/