LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq prezanton përbërjen e re të kabinetit qeveritar në Serbi

Brnabiq prezanton përbërjen e re të kabinetit qeveritar në Serbi

Mandatarja e qeverise së re në Serbi, kryeministrja e deritanishme Ana Brnabiq, të dielën njoftoi për përbërjen e qeverisë së re serbe.

Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e re të Serbisë do të jetë Aleksandar Vullin, Ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Sellakoviq, Ministër i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, Zorana Mihajloviq do të jetë Ministre e Energjisë, ndërsa Sinisha Malli dhe Zllatibor Lonçar do të qëndrojnë në resoret e tyre – financa dhe shëndetësi.

Diskursi ofendues ndaj shqiptarëve, paralajmërim i politikës serbe


Në qeverinë e re është edhe kryetarja e deritanishme e Parlamentit, Maja Gojkoviq, si ministre e Kulturës,.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministrja serbe Ana Brnabiq, do të ketë 21 ministri.

Brnabiq do të paraqes kabinetin e saj edhe ekspozenë në Parlamentin e Serbisë më 28 tetor.

Nga zgjedhjet në Serbi kanë kaluar 126 ditë, gjë që e bën formimin e qeverisë aktuale më të gjatën në 20 vitet e fundit.

Zgjedhjet u mbajtën në 21 qershor dhe lista e Partisë Përparimtare Serbe e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq fitoi 188 nga 250 ulëse në parlament.

Koalicioni Partia Socialiste e Serbisë – Serbia e Bashkuar (Ivica Daçiq) fitoi 32 vende dhe Aleanca Patriotike Serbe – SPAS 11 vende.Partitë e pakicave kombëtare – Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit, SDA Sanxhak dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – kanë gjithashtu ulëse në parlament.

Qeveria e re e Serbisë do të ketë një mandat të kufizuar, jo më gjatë se deri më 3 prill të vitit 2022, kur do të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, njoftoi më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori