LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq në Vjenë shpreh shqetësimin për taksën në mallrat serbe, kështu i përgjigjet Haradinaj (Video)

Brnabiq në Vjenë shpreh shqetësimin për taksën në mallrat serbe, kështu i përgjigjet Haradinaj (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu përgjigj homologes së tij serbe, Ana Brnabiq rreth taksës për importin e produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Argumentet e tij shefi i qeverisë kosovare i paraqiti në Vjenë, në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian.

Kryeministrja serbe, Brnabiq tha se taksa e vendosur për mallrat që importon Kosova nga Serbia “nuk është vetëm shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, por edhe një diskriminim i pastër ndaj Serbisë dhe çdo gjëje serbe”.


Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Haradinaj, i cili nuk i dha shpjegime kreyministres serbe nëse do të hiqet kjo taksë, por vetëm sqaroi arsyet e marrjes së këtij vendimi ndaj Serbisë e cila, sipas tij, e ka diskriminuar Kosovën dhe mallrat e saj.

“Asnjë, kamion, asnjë mall, asnjë produkt nga Kosova nuk mund të udhëtojë nëpër Serbi, për tek një ekonomi tjetër për shkak të barrierave jo tarifore”, tha Haradinaj.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori