Rikthimi i saj pas shtatë viteve në MTV Video Music Awards bëri bujë të madhe. Britney Spears, këngëtarja e shumë pëlqyer ka qenë një nga emrat më të përfolur, sa i përket gala mbrëmjes së ndarjes së çmimeve.

Performanca e saj u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga publiku, e veçanërisht nga fansat e saj, por 34 vjeçarja ka habtiur menjëherë të nesërmen, teksa nga një yll elegant i MTV është shndërruar, në një vajzë të thjeshtë e cila shëtit rrugëve të New York për të blerë akullore.


Britney u shqua edhe për veshjen e saj elegante në tapetin e kuq, e cila edhe pse nuk arriti të futet në top 10 veshjet më të mira, përsëri nxori në pah mjaft mirë sharmin e saj femëror./Telegrafi/

NEW YORK, NY - AUGUST 28: Britney Spears attends the 2016 MTV Video Music Awards at Madison Square Garden on August 28, 2016 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)

britney1

britney2