Nga: Zija Vukaj
Britma e padëgjuar e Antonia Pocit [Pozzi] na vjen tani me pamjen simbolike të një poezie. Fjalë si erë që duket sikur përshkojnë boshllëkun e pafund të shekujve dhe na kthejnë, përsëri të paprekur, timbrin e pangatërrueshëm të një zëri.
Është shpirti i Antonias që këndon përmes këtyre vargjeve, duke pohuar vërtetësinë njerëzore dhe shpirtërore, duke na kthyer një zemër regëtuese e të përgjakur të jetës e të dhimbjes. Është fjala për një lirikë të paprekshme, abstrakte, që duket sikur përhapet në ajër si një valë zanore, për t’u dridhur në hapësirën e padukshme, që ndan ne që lexojmë- apo ndoshta më mirë të themi, “dëgjojmë”? – dhe atë që shpreh këto fjalë dhe të përjetshmen, duke i shkruar në një fletë me një bojë të pashlyeshme si një plagë të shumë viteve më parë.
Britma e Antonia Pocit përkthen në vargje një ankth ekzistencial modern, të ngjashëm me atë portretin e një kryevepre arti “Ulërima” (1910) të norvegjezit Edvard Munch: për të bashkuar poezinë dhe pikturën është i njëjti shqetësim dhe e njëjta “valë trishtimi” që duket se përshkon telajon e pikturuar si dhe hapësirën e bardhë mes shkronjave të fletës. Ashtu si “Ulërima” e Munchut, edhe “Britma” e Antonia Pocit, na përshkon, na pyet, duke na vënë së fundi në mes të një të vërtete çjerrëse. Në pikturën e famshme të Munchut nuk është vetëm njeriu – ndër të tjera i panjohur si hije si një fantazmë, e pra ishte vetë autori që ulërinte, por edhe natyra që e rrethonte e shprehur përmes ngjyrave bërtitëse dhe penelatave vorbulluese.
Shqetësimi – ulërima e titullit, “Skrik” në origjinalin norvegjez – përshkonte si një rrëqethje tërë pikturën, zgjerohej përgjatë sipërfaqes si një plagë; e njëjta gjë ndodh me britmën e Pocit që zgjerohet deri sa fiton dora- dorës një përmasë ekzistenciale dhe në fund, universale.
Nëse “Ulërima” e Munchut i paraprinte shembjes së piktorit (ishte një shenjë paralajmëruese e saktë dhe jo vetëm simbolike krejt e qartë, mbasi në variantin e parë të vitit 1893 piktori shkroi: “Mund të pikturohej vetëm nga një i çmendur”), ndoshta edhe “Britmën” mund ta marrim si profeci të vetëvrasjes së poetes. Kjo dukje sot na bën të lexojmë poezinë si një thirrje të padëgjuar tragjike.
“Britma” qe shkruar në shkurtin e vitit 1932, gjashtë vjet para vdekjes së Antonia Pocit, megjithëse mund të jetë lexuar si një parandjenjë e fundit të saj, janë emblematike sidomos vargjet: “të jesh pa të nesërme – dhe të verbohesh në hiç”
Britmë
të mos kesh një Zot
të mos kesh një varr
të mos kesh asgjë të ngulët
por vetëm gjëra të gjalla që ikin –
të jesh pa të djeshme
të jesh pa të nesërme
e të verbohesh në hiç-
– ndihmë –
për mjerimin
që s’ka fund –
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë