LAJMI I FUNDIT:

Britaniku i lodhur me rrugët e dëmtuara, po i mbush gropat me ‘shpageta’

Britaniku i lodhur me rrugët e dëmtuara, po i mbush gropat me ‘shpageta’

Një burrë është lodhur aq shumë me gropat në rrugë sa ka filluar t’i mbushë ato me ‘shpageta’.

Mark Morell, ka vendosur që me drekën e tij të rregullojë rrugët e dëmtuara, për të treguar se sa të këqija janë gropat, transmeton Telegrafi.


Ai është bashkuar me një markë të ‘shpagetit’ për të nxitur qeverinë që të rregullojë rrugët e prishura të Britanisë.

Britaniku kishte ndërmarrë edhe më herët iniciativa të tjera për të nxitur vetëdijesimin.

Ai u frymëzua për të ndërmarrë veprime kundër numrit të madh të gropave pasi pa qytetin e tij të lindjes, Brackley, me rrugë të dëmtuara. /Telegrafi/