LAJMI I FUNDIT:

Britanikja thotë se po terrorizohet nga ketrat në kuzhinën e saj

Britanikja thotë se po terrorizohet nga ketrat në kuzhinën e saj

Michelle Collins nga Skocia thotë se është e frikësuar të hyjë në kuzhinën e saj çdo mëngjes për shkak të ketrave gri që e kanë ‘uzurpuar’ shtëpinë e saj për tre vjetët e fundit.

Ketrat kanë përtypur dyert dhe dërrasat e dyerve si dhe kanë ngrënë ushqimin e qenit të saj, transmeton Telegrafi.


Pronarja 39-vjeçare e një palestre tha se ketrat po i hyjnë në kuzhinë gjatë natës.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë që ketrat mund ta bënin këtë në shtëpinë time, është e pabesueshme çfarë mund të bëjnë”, tha Michelle e cila jeton në qytetin Kilwinning në Ayrshire.

“Kam provuar gjithçka por asgjë nuk po funksionon. Ndihem e terrorizuar nga ata. Frikësohem të hyjë në kuzhinë çdo mëngjes”.

Michelle tha se u bë e vetëdijshme për problemin kur filloi të dëgjonte një zhurmë në mure, më pas vuri re grumbujsh thërrimesh të dyerve dhe qosheve në mure.

“Jetoj afër pyjeve dhe ata kërcejnë nga pemët, në portin tim të makinës dhe më pas në shtëpinë time”, tha ajo.

“Kanë hapur një gropë nën verandën time dhe po hyjnë brenda mureve të shtëpisë”.

Ajo e mban ushqimin e qenit në depo, që gjendet jashtë kuzhinës dhe ketrat kanë shqyer një vrimë në derë për të shkuar tek ushqimi.

“Tani e lë ushqimin jasht, kur shkoj të fle, por në mëngjes kam gjetur se peshqiri që kam përdorur për të mbuluar vrimën ishte larguar dhe përtypur”.

Ajo thotë se një menaxhues i këtyre situatave ka hequr dorë pasi kishte provuar gjithçka për të kapur ketrat.

Personat përgjegjës për parandalimin e insekteve dhe kafshëve nuk lejohen të kapin dhe të vrasin ketrat gri që jetojnë në ulluqe ose çati – por pasi të hyjnë në papafingo ose dhoma të tjera në një shtëpi, ato mund të mbyten. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Demi hyn brenda një dyqani telefonash dhe shkakton dëme të konsiderueshme

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori