LAJMI I FUNDIT:

Britanikja ndryshoi tërësisht kur vendosi të ndante kohë për veten: Tani po më krahasojnë me Megan Fox

Britanikja ndryshoi tërësisht kur vendosi të ndante kohë për veten: Tani po më krahasojnë me Megan Fox
(Foto: Marissa Pool/SWNS)

Marissa Pool u bë e njohur për pamjen në stilin e Megan Foxit, por kjo britanike nuk dukej gjithmonë kështu.

Përkatësisht, derisa ishte e martuar, 29-vjeçarja kultivoi një pamje të butë dhe një prerje flokësh të shkurtër bob, megjithëse ishte shumë e pakënaqur për këtë arsye edhe nuk ndihej mirë në lëkurën e saj.

“E humba plotësisht veten. Mendoj se kjo u ndodh shumë grave në martesë dhe kur ato bëhen nëna”, ka thënë ajo për Daily Star.

(Foto: Marissa Pool/SWNS)

Pas një divorci miqësor, ajo filloi të bënte gjëra që e bëjnë të lumtur.

“E takova ish-burrin tim kur isha vetëm 17 vjeçe. Meqenëse nuk jemi më bashkë, ndihem sërish si vetvetja. Tani kam zgjatime të errëta, i kam lëshuar flokët dhe bëj makijazh ashtu siç kam dashur të bëj gjithmonë”, ka shpjeguar ajo.

(Foto: Marissa Pool/SWNS)

Ish-bashkëshortët ishin të martuar për gati gjashtë vjet dhe kanë dy fëmijë, ndërsa Marissa thotë se tani ndihet mirë brenda dhe jashtë.

“I inkurajoj të gjitha nënat që të marrin të paktën pak kohë në ditë për veten e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme dhe njeriu duhet ta vlerësojë kohën e vet”.

“Tani kaloj një orë duke i rregulluar flokët dhe ndihem si unë e vërteta”, ka deklaruar Marissa, e cila ka 11 tatuazhe dhe shtatë piercing që plotësojnë stilin e saj të guximshëm. /Telegrafi/

(Foto: Marissa Pool/SWNS)