LAJMI I FUNDIT:

Britania mund të humbas 500 mijë vende pune pas BREXIT

Britania mund të humbas 500 mijë vende pune pas BREXIT

Sipas një raporti të autorizuar nga Kryetari i Londërs thuhet se Britania mund të humbasë rreth 500 mijë vende pune dhe rreth 70 miliardë dollarë investime në 12 vitet e ardhshme, nëse nuk arrin një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian pas BREXIT.

“Cambridge Econometrics”, studioi pesë skenarë të ndryshëm të BREXI-it mbi ndikimin ekonomik në 9 sektorë të ndryshëm të industrisë, nga ajo e ndërtimit tek financat.

Studimi arriti në përfundimin se në rast se nuk arrihet një marrëveshje, industria që do të goditet më keq do të jetë ajo e financave dhe shërbimet profesionale, duke humbur rreth 119 mijë vende pune në mbarë vendin.

“Në se qeveria vazhdon t’i trajtojë keq negociatat, ne mund të shkojmë drejt një dekade me rritje më të ulët ekonomike dhe me një numër më të vogël vendesh pune”, tha Khan.

Britania dhe Bashkimi Evropian do të fillojnë së shpejti negociatat më të vështira mbi të ardhmen e marrëdhënieve tregtare mes tyre, pasi përcaktuan muajin e kaluar marrëveshjen e shkëputjes. Sipas Marrëveshjes, Britania do të largohet nga blloku në mars të vitit 2019. /Zëri Amerikës