Britania ka regjistruar mbi 39 mijë raste me coronavirus

Numri i rasteve pozitive ditore në Britani të Madhe ka shënuar një rekord tjetër të lartë.
Autoritetet shëndetësore britanike kanë raportuar 39,237 raste pozitive në 24 orët e fundit, raporton bbc.
Sidoqoftë, rastet mendohej të ishin më të larta në Mbretërinë e Bashkuar gjatë pikut të pranverës kur testimi ishte shumë më i kufizuar.
Të dhënat e qeverisë tregojnë se 744 persona të tjerë kanë vdekur brenda 28 ditëve nga një test pozitiv. Nnumri i përgjithshëm i të vdekurve tani qëndron në 69.051 persona.
Ndryshe, Britania është shteti i parë që ka filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































