LAJMI I FUNDIT:

Britania e Madhe do të mbështesë Ukrainën me 2.6 miliardë euro në vitin 2023

Britania e Madhe do të mbështesë Ukrainën me 2.6 miliardë euro në vitin 2023

Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 2.3 miliardë funte (2.6 miliardë euro) në ndihmë për Ukrainën në vitin 2023.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka bërë të ditur Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.


“Një mbështetje tjetër me vlerë 2.3 miliardë funte vitin e ardhshëm, dhe në këtë ne sigurohemi që ata të kenë sistemet e armëve që u nevojiten, dhe për momentin, Mbretëria e Bashkuar do të shkojë dhe do t’i ndihmojë ata ta blejnë ato nga gjetkë në mbarë botën”, citohet të ketë thënë Wallace.

Mbretëria e Bashkuar po ofron njohuritë dhe ekspertizën e saj, “duke u siguruar që ne të koordinojmë mbrojtjen ajrore më të mirë në terren”, tha ai.

“Paralelisht, po sigurohet që Ukraina mund të fitojë në terren, se mund të shtyjë prapa forcat ruse”.

Më 25 dhjetor, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se Mbretëria e Bashkuar i dorëzoi Ukrainës 900 gjeneratorë për të ndihmuar vendin të mbijetonte sezonin e ngrohjes.

Sipas Shkollës Ekonomike të Kievit, Rusia ka shkaktuar dëme prej 6.8 miliardë dollarësh në infrastrukturën energjetike të Ukrainës. /Telegrafi/