Britania e Madhe, shteti i radhës që e njeh Palestinën
Mbretëria e Bashkuar ka njohur një shtet palestinez.
Bëhet vendi i tretë i G7 që e bën këtë, menjëherë pas Kanadasë dhe Australisë.
"Përballë tmerrit në rritje në Lindjen e Mesme, ne po veprojmë për të mbajtur gjallë mundësinë e paqes dhe një zgjidhjeje me dy shtete", thotë kryeministri britanik, Keir Starmer, në një video.
Today, to revive the hope of peace for the Palestinians and Israelis, and a two state solution, the United Kingdom formally recognises the State of Palestine. pic.twitter.com/yrg6Lywc1s
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) September 21, 2025
Ndryshe, këto veprime vijnë mes rritjes së presionit ndërkombëtar për një zgjidhje me dy shtete dhe përfundimin e dhunës në Rripin e Gazës, ku mijëra civilë palestinezë kanë humbur jetën gjatë muajve të fundit.
Këto njohje zyrtare pritet të ndikojnë edhe në qëndrimet e vendeve të tjera të fuqishme.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më parë tha se një veprim i tillë "shpërblen terrorin". /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























