Stelantis kërkon që qeveria britanike të negociojë Brexit me BE-në. Taksat dhe doganat një problem i madh për industrinë e automjeteve.
Stelantis, një nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë, brenda të cilit operon edhe Opel, po i bën shumë presion qeverisë britanike: ose të rinegociojë menjëherë një pjesë të marrëveshjes tregtare të Brexitit me BE-në ose do t’i duhet të mbyllë fabrikat e saj në Britani të Madhe. Britania rrezikon humbjen e qindra mijëra vendeve të punës. Stelantis është një korporatë holandeze-amerikane me bazë në Holandë dhe punëson rreth 250.000 njerëz në disa vende.
Për çfarë bëhet fjalë?
Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të zbatohen rregulla më të rrepta për produktet industriale ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe. Sipas marrëveshjes së Brexit-it, 45 për qind e komponentëve të makinave elektrike duhet të jenë me origjinë nga Mbretëria e Bashkuar ose nga Bashkimi Evropian, për t’u eksportuar në territorin e BE-së pa taksa. Nga viti 2027 duhet të jenë madje deri në 65 për qind me origjinë nga këto vende.

Rreziku është real
Kjo është në praktikë shumë e vështirë për t’u bërë, thotë Mike Howes, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Britanike të Tregtisë së Industrisë Automobilistike. Bateritë, të cilat përbëjnë një pjesë të madhe të vlerës së makinave elektrike, janë të vështira për t’u gjetur. Prodhimi vendas nuk mund të plotësojë kërkesën, thotë ai.
Ekziston një rrezik real që prodhuesit e makinave do të duhet të paguajnë detyrime doganore për eksportet në BE nga viti i ardhshëm. Bateritë elektrike me siguri do të duhet të blihen jashtë BE-së dhe shumica e tyre sipas të gjtiha gjasave do të vijnë nga Azia, pra nga Kina apo Koreja e Jugut.
800.000 vende pune në rrezik
Andi Palmer, një ekspert i industrisë së automobilave dhe ish-menaxher i Nissan, ka frikë se kjo nuk do të prekë vetëm rreth 5000 punonjës në Stelantis. Në total, rreth 800.000 vende pune në Britaninë e Madhe janë të lidhura me industrinë e makinave, thotë Palmer.
Qeveria britanike tani duhet të veprojë urgjentisht: Gjëja më e rëndësishme është të kthejë prodhuesit e baterive dhe prodhuesit e tjerë të makinave në BM, thotë Palmer.
Ndërkohë, Britania e Madhe duhet të vazhdojë negociatat me BE-në për të arritur kushte më të mira. Këtë e kërkojnë edhe prodhues të tjerë makinash, përfshirë Shoqatën Gjermane të Industrisë së Automjeteve.

A do të përfitojnë Laburistët?
Në diskutim është përfshirë edhe Partia Laburiste në opozitë. Sepse premtimi i shumë konservatorëve se gjithçka do të jetë më mirë me Brexit po zbehet gjithnjë e më shumë. Marrëveshja e Brexit-it nuk po funksionon, thotë lideri laburist Keir Starmer. Qëllimi i laburistëve është të përmirësojë këtë marrëveshje për ta bërë Brexit-in të funksionojë. Pra, është e mundur që një lajm i keq si ky nga industria e makinave do t’i japë Laburistëve një fuqi për zgjedhjet e ardhshme në 2025. /DW/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Elita Plus mbështet muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit me paketën e analizave me zbritje dhe vizita kardiologjike falas

Active Physiotherapy – klinikë e veçantë që bën mrekulli në fushën e fizioterapisë

Studio MASTER në UNI, merr Diplomë të dyfishtë Gjermane dhe leje-qëndrim të përhershëm në Gjermani

Elita Plus mbështet muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit me paketën e analizave me zbritje dhe vizita kardiologjike falas

Ditëlindje e paharrueshme - një vit i VitaLand

Ujë Rugove prodhon 1 milion shishe për të rritur ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

Vendi ku ndjehesh rehat me gjithçka afër - Tem Residence

BERZH dhe ENEF II financojnë Ujë Rugove me 6 milionë Euro për linjat e reja prodhuese

INSTAT: Shqiptarët, pagat më të ulëta - punojnë me orë më të zgjatura se Evropa dhe rajoni

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal