LAJMI I FUNDIT:

Britani, arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin në Manchester

Britani, arrestohen edhe dy të dyshuar për sulmin në Manchester

Policia e Britanisë së Madhe e cila po heton sulmin që u krye në sallën e koncerteve në Manchester njoftoi se ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë.

Policia në Manchester thotë se dy meshkuj, të moshës 20 dhe 22 vjeç, janë arrestuar të shtunën në mëngjes nën dyshimin se kanë kryer akt terrorist. Për të hyrë në pronën e tyre, policia ka përdorur eksploziv, thuhet në deklaratë, raporton Anadolu Agency.


Policia njoftoi se numri i të dyshuarve për sulmin në Manchester që janë arrestuar ka shkuar në 11 persona.

Shpërthimi në arenën Manchester, të hënën, para përfundimit të koncertit të pop yllit amerikan Ariana Grande la të vrarë 22 persona dhe më shumë se 60 të plagosur.