LAJMI I FUNDIT:

Brezovicën nuk e dështuan investitorët (Video)

Brezovicën nuk e dështuan investitorët (Video)

Qeveria e Kosovës nuk di si t’i menaxhojë privatizimet, prandaj ka dështuar me Brezovicën ashtu siç ka dështuar me Postë-Telekomin. Kështu janë shprehur për televizionin njohës të rrethanave ekonomike.

Arif Elshani, nënkryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se ky dështim është sinjal që Kosova nuk është vend atraktiv për investime dhe se Qeveria duhet të planifikojë investime të vogla e që janë të realizueshme.

Ibrahim Rexhepi, njohës i ekonomisë, thotë së dështimi tregon se asnjë Qeveri në Kosovë nuk është e aftë të procedojë deri në fund tenderët e mëdhenj dhe me pjesëmarrje të kompanive nga jashtë.


Për krijimin e kushteve për investitorë të huaj, e veçanërisht ata nga diaspora, ka folur edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë fjalimit në seancë plenare për vazhdim të mandatit të EULEX-it.

Kujtojmë që konsorciumi francez ka dështuar të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës, duke shkëputur marrëveshjen për investimin prej 400 milionë euro në qendrën turistike te Brezovices.

Një ditë më parë është bërë e ditur se këta investitorë janë kërcënuar nga Qeveritarët serbë, duke ju thënë se për këtë resort duhet të bisedohet me Serbinë. /Tribuna Channel/