LAJMI I FUNDIT:

Bretkosa të ngrira apo fetuse llamash, gjërat e çuditshme që ofrohen në “tregun e shtrigave” (Foto)

Bretkosa të ngrira apo fetuse llamash, gjërat e çuditshme që ofrohen në “tregun e shtrigave” (Foto)

Turistët zakonisht kthehen në shtëpi, me ndonjë magnet për kapakun e frigoriferit, apo kapëse për çelësa, që e kanë blerë gjatë pushimeve jashtë vendit.

Mirëpo, ata që shkojnë në La Paz të Bolivisë, mund të blejnë fetuse llamash, pupla bufësh, ilaçe të bëra nga mjekët popullorë, apo edhe bretkosa të ngrira, transmeton Telegrafi.

“Mercado de la Brujas” që në shqip nënkupton tregu i shtrigave, ndodhet afro katërmijë kilometra mbi nivelin e detit, ku vendasit ofrojnë produkte interesante që nuk shihen diku tjetër.

Vizitorët munden të bisedojnë me shitëset e veshura me rrobe tradicionale, apo edhe të zgjasin dorën për t’ju lexuar fatin, me anë të gjetheve të kakaos.

Bolivianët kanë ruajtur kulturën pagane, ndërsa kohëve të fundit ka pasur shumë interesim nga të huajt, që të shohin dhe të kenë disa prej këtyre gjësendeve.

Por, trupat e maceve të terura apo disa kafshëve të egra, janë të ndaluara për shitje, meqë konsiderohen si specie në zhdukje, vetëm se janë mbajtur për ekspozim.

Fetuset e llamave janë shumë të kërkuara, pasi konsiderohen se sjellin mbanë larg shpirtrat e këqij.

Punonjësit duan ta kenë një në punishte, me besimin se nuk iu ndodhë ndonjë aksident.

Në anën tjetër, minatorët blejnë sheqerka, alkool dhe gjethe kakaoje për t’ia dhuruar zotave, si këmbim ndaj të mirave që i gjejnë nën tokë dhe për t’i mbrojtur gjatë kohës sa janë poshtë galerive.

Produktet më të kërkuara janë ato që kanë ndonjë shenj të bretkosave, si dhe bretkosa të vërteta që janë ngrirë, posaçërisht ato që kanë nga një cigare në gojë.

Studentët që duan t’i kalojnë provimet, blejnë gur të gdhendur për t’i mbajtur si hajmali, ku bufi përfaqëson zgjuarsinë, ndërsa dielli energjinë.

Objekti ku janë vizatuar partnerët në përqafim e përfaqëson dashurinë, breshka shëndetin, ndërsa shqiponjat udhëtimin e sigurt.

Tregu që ndodhet në zonën e vjetër të kryeqytetit bolivian, është i hapur çdo ditë dhe mbledhë numër të madh turistësh. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Macja i 'kërkon' falje qenit, shikoni momentin e adhurueshëm

Fun
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Kalo në kategori