Reshjet e fundit të shiut dhe breshrit në vendin tonë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Ndërkohë që ende nuk ka shifra zyrtare për dëmet e shkaktuara, sindikalistët e bujqve thonë se një formë tjetër e kompensimit është edhe sigurimi i kulturave bujqësore.
Profesori universitar Imer Rusinovci thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një sektor të caktuar për bujqësinë.
Ai ka thënë se ekzekutivi vendor duhet të ndajë një fond të veçantë për fermerët kosovarë, të cilët kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore.
“Atë që dua ta potencoj dhe preferoj ose ta sugjeroj Qeverinë, përkatësisht dikasterin përkatës, mendoj se Kosova krahas shumë mangësive që ka në sektorë të caktuar, konkretisht në bujqësi, duhet të ndajë një fond të veçante për fatkeqësitë elementare pasi i mungon edhe çështja e sigurimeve të prodhimeve bujqësore”, tha Rusinovci.
Rusinovci thotë se subvencionet dhe pagesat të cilat janë ndarë deri më tash për kulturën bujqësore nuk kanë dhënë rezultate.
“Problemet janë nga më të ndryshmet dhe dikasteri përkatës duhet ta mendojë seriozisht këtë çështje, posaçërisht te masat simulantëve, ndoshta duhet t’i ndërpresë ato. Është fjala për subvencione, pagesa direkët të cilat për një periudhe të caktuar kohore nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Pra, nuk ka një indikator matës që thotë që është zvogëluar për nga shkalla e importit. Në njëfarë forme ose janë keqpërdore në baza partiake, regjionale etj. Mendoj se njëherë e përgjithmonë duhet të mendohet se fondet, të cilat dedikohen për bujqësi, duhet të mbikëqyren, përkatësisht të monitorohen në terren dhe të përdorën për këto destinacione, dhe pse jo edhe për fatkeqësi elementare me çfarë po përballemi”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës Tahir Tahiri thotë se përveç kushteve klimatike, ndikim në kulturat bujqësore ka pasur edhe pandemia.
Ai ka thënë për KosovaPress, se Sindikata e Buqëve e Kosovës ka kontaktuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe nga kjo e fundit është kërkuar që të kompensohen bujqit të cilët kanë pësuar prej pandemisë, por deri më tash nuk ka pasur hapa konkretë në këtë drejtim.
“Ne, si sindikatë, kemi kontaktuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe kemi kërkuar që të kompensohen bujqit, të cilët kanë pësuar për shkak të pandemisë. Kemi kërkuar që të formohet një komision dhe të dilet në terren ose të formohet nëpër çdo komunë dhe të vizitohen fermerët, ose edhe të shpallet një thirrje për aplikim për ata të cilët kanë pësuar dëme për shkak të pandemisë. Nuk ka hapa konkretë as prej komunave dhe as prej Ministrisë së Bujqësisë dhe kjo çështje ka mbetur në mëshirën e atyre që duhet t’i kompensojnë bujqit”, tha ai.
Tahiri deklaroi se formë tjetër për kompensimin e bujqve është edhe sigurimi i kulturave bujqësore, teksa ekziston edhe një marrëveshje me bankat, por aty nuk parashihet mbulimi i dëmeve nga breshëri.
“Formë tjetër për t’i kompensuar bujqit është sigurimi. Ekziston njëfarë marrëveshje me Qeverinë dhe disa banka. Nuk kam informacion, që bujku ka të drejtë të sigurojë kulturën bujqësore. Mirëpo, kam disa të dhëna që nuk sigurohen të gjitha kulturat dhe nuk sigurohen prej breshëritë, zjarrit dhe vërshimeve”, tha ai.
Ndërkohë që presidenti Hashim Thaçi në një postim në rrjete sociale ka thanë se është e dhimbshme të shihet se si është dëmtuar djersa e bujqve tanë, dhe se Kosova duhet të bëjë më shumë për ta.
“Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë. Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit. Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bën të pamundur mbijetesën e bizneseve apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm, andaj Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë”, ka thënë presidenti Thaçi. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Nesër mbahet shitja e 65-të aseteve e Agjencisë Kosovare të Privatizimit
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert