LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: E dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve, të bëhet më shumë për ta

Thaçi: E dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve, të bëhet më shumë për ta

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova duhet të bëj më shumë për bujqit në Kosovë, sidomos pas dëmeve që kanë shkaktuar të reshurat e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi u shpreh se është shumë e dhimbshme të shohësh dëmet e shkaktuara, ndërsa shtoi se një dëm sezonal shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm.


Presidenti bëri thirrje që të bëhet më shumë për ata që ai i quajti “njerëzit e vyeshëm, në sektorin jetik për ekonominë e Kosovës”.

Postimi i plotë:

Shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut në vendin tonë. Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit. Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm. Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë. HTH /Telegrafi/