Uebfaqja zyrtare e Brescias ka përditësuar detajet e Mario Balotelli për të treguar se ai tani peshon 99.8 kg - afërsisht tetë kg mbipeshë.

Është një hap tjetër në betejën mes klubit dhe sulmuesit të tyre, i cili është përjashtuar nga stërvitja mes një mosmarrëveshje kontrate.


Të dhënat u ndryshuan në profilin e tij në faqen zyrtare, duke treguar se ai është i gjatë 190 cm dhe peshon plot 99.8 kg.

Sipas këtyre të dhënave dhe përllogaritjeve dele se ylli italian tashmë është mbipeshë afro tetë kg.

Balotelli

Balotelli shpesh ka luftuar me ruajtjen e formës së tij më të mirë, por kjo do të ishte përtej çdo niveli të pranueshëm për një atlet profesionist.

Klubi dhe sulmuesi janë duke ndërmarrë veprime ligjore kundër njëri-tjetrit për një sërë polemikash

telegrafi sport app