Sektorët e shërbimit dhe tregtisë në Kosovë janë ndër sektorët fundamental për zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe stabilitetin ekonomik e social të tij.
“Një vend i qëndrueshëm dhe i fuqishëm konsiderohet parakusht për tërheqjen dhe për rritjen e investimeve të huaja direket. Marrë parasysh këtë, edhe kompanitë KFC Kosova (KAN shpk) dhe JYSK, ndërkombëtarisht të njohura kanë hyrë në tregun Kosovar me investime të mëdha.
Në muajin Shtator 2019 u raportua se kanë ndodhur 3 vjedhje dhe një tentim vjedhje në restaurantet e KFC. Kjo dukuri u rishfaq përsëri me datë 11 Dhjetor 2019 në dyqanin e JYSK në Prishtinë dhe me 12 Dhjetor 2019 në restaurantin e KFC në Prishtinë (afër lagjes Marigona). Raste të vjedhjeve dhe tentim vjedhjeve ka pasur edhe më herët, mirëpo kohën e fundit kjo dukuri negative është me intensitet shumë të lartë.
Për të gjitha këto vjedhje është lajmëruar Policia Rajonale e Kosovës të secilit qytet përkatës, ku kanë hapur hetime, mirëpo ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete, përderisa vjedhjet kanë vazhduar edhe pas rastit të parë. Për fat të keq, këto plaçkitje të cilat konsiderohen kërcënim për biznesin dhe shoqërinë, kanë arritur përmasa alarmuese”, thuhet në njoftimin për media nga KFC.
Më tej në njoftim thuhet se shqetësimi për këtë çështje konsiderohet jo vetëm goditje kundër zhvillimit ekonomik të vendit, por cenon sigurinë e më shumë se 500 punëtorëve të cilët japin kontributin e tyre në këto kompani dhe vullnetin e njerëzve që janë të gatshëm të investojnë në këtë vend.
“Vjedhjet në restaurantet e KFC-së dhe dyqanet e JYSK, jo vetëm që po krijojnë një mjedis të pasigurt në sytë e qytetarëve, por po krijojnë një bindje pasigurie dhe ndjesi vetmie, pa mbështetje nga institucionet dhe personat kompetent. Nga ana tjetër, në sytë e investitorëve të huaj, këto plaçkitje po japin një bindje të paqëndrueshmërisë së rendit dhe sigurisë publike të vendit tonë, që do të thotë se dëmi më i madh po u shkaktohet shtetit të Kosovës, qytetarëve të saj, dhe bizneseve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City