LAJMI I FUNDIT:

Brendet e pijeve më të vlefshme në botë

Brendet e pijeve më të vlefshme në botë

Coca Cola, Red Bull, Nescafé, Pepsi dhe Fanta janë disa nga kompanitë më të vlefshme në botë që merren me ofrimin e pijeve.

Sipas të dhënave të agjencisë për përpunimin e të dhënave Kantar, shkruan Telegrafi, brendi Coca Cola është më i vlefshmi me 68 miliardë dollarë. Shumë poshtë kësaj gjendet Red Bull që vlerësohet me 11.9 miliardë dollarë.


Po ashtu, në niveli deri 10 miliardë dollarë është kompania Pepsi që llogaritet të ketë vlerën prej 10.5 miliardë dollarë.

Kompania britanike e çajit Lipton llogaritet se vlerë 8.6 miliardë dollarë, ndërsa dy kompanitë që merren me ofrimin e kafeve Nescafé dhe Nespresso vlerësohen se vlejnë me nga 6.5 miliardë dollarë.

Lista e plotë e brendeve të pijeve më të vlefshme në botë

Coca-Cola: 68 miliardë dollarë
Red Bull: 11.9 miliardë dollarë
Pepsi: 10.5 miliardë dollarë
Lipton: 8.6 miliardë dollarë
Nescafé: 6.5 miliardë dollarë
Nespresso: 6.5 miliardë dollarë
Fanta: 6.3 miliardë dollarë
Tropicana: 5.7 miliardë dollarë
Sprite: 5.6 miliardë dollarë
Monster: 5.4 miliardë dollarë
Gatorade: 4.6 miliardë dollarë
Dr. Pepper: 3.1 miliardë dollarë
Mountain Dew: 2.8 miliardë dollarë
Minute Maid: 2.7 miliardë dollarë /Telegrafi/