LAJMI I FUNDIT:

Brenda Volkswagen ID.3 tërësisht elektrik

Brenda Volkswagen ID.3 tërësisht elektrik

Të njëjtën brendi, pritet ta shohim edhe në ID.4

Derisa pjesa e jashtme e veturës është mjaft e rëndësishme, sepse askush nuk do donte një veturë të shëmtuar, brendia është shumë aty ku kalohet shumica e kohës, transmeton Telegrafi.


Në pjesën e jashtme, Volkswagen ID.3 tërësisht elektrik ngjanë shumë me Golf, brendia ka teknologji të lartë dhe sistem infoteitment shumë praktik.

Volkswagen ka punuar që teknologjia e ID.3, e cila pritet të bartet edhe në ID.4, të jetë e thjeshtë, praktike dhe më e rëndësishmja, e lehtë për ta përdorur gjatë vozitjes.

Kur të uleni në ID.3 e keni përpara një ekran me 10 inç, që ka sfond të bardhë dhe të gjitha mundësitë, duket sikur pluskojnë në të. Janë dy opsione kryesore për përdorim, derisa një i tretë është në formë tableti, që i ka përfshirë të gjitha funksionet.

Shiriti me opsionet për ngrohje dhe ftohje, përfshirë të gjitha hapësirat specifike të makinës, derisa ka edhe sistem të butonave, që mund të kryhet ky funksion pa hequr sytë nga rruga.

Me dy mikrofon që janë vënë në tavan, mund të bëhet edhe kontrolli me zë, derisa sistemi detekton nëse po e dëgjon zërin e shoferit apo shoqëruesve dhe ngrejë apo ftohë hapësirën, varësisht se ku kërkohet.

Interesante është ID Light, një dritë LED në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë, që ndriçohet për të treguar se nga duhet kthyer vetura, derisa kur bëhet e kuqe kur duhet ndaluar.

Timoni e ka të integruar sistemin ADAS, që është një asistent i teknologjisë së lartë, që funksionon nëpërmjet butonave të vëna nën rrethin e timonit, të cilat aktivizohen më lehtësi nga shoferi.

Vozitja me Volkswagen ID.3 është edhe shumë komode, pasi platforma MEB mundëson hapësirë të bollshme si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, duke e bërë gjithçka edhe më të mirë. /Telegrafi/