Këngëtari i njohur John Legend dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen, kanë blerë një shtëpi të re në vlerë prej 5.1 milionë dollarësh.

Shtëpia e çiftit, të cilët kanë dy fëmijë është rreth 3.440 metra katrorë dhe gjendet shumë afër shtëpisë tjetër në Beverly Hills, shkruan Daily Mail.


Puna për pronën 'moderne' sapo ka përfunduar dhe ndërtesa prej druri dhe qelqi përmban një sistem “Smart Home” për të kontrolluar dritat, audio dhe kamerat e shtëpisë nga larg.

27317360 8229895 image a 65 1587127907756

Ndërsa kuzhina luksoze, e cila bashkohet me një dhomë të gjerë të jetesës, përmban pajisje të nivelit të lartë “Miele” dhe një banjë të madhe.

Sipas “Dirt”, shtëpia ka një kopsht të vogël që përmban një pishinë, bar, një cep me ushqime, kopsht dhe sistem ujitjeje.

27317352 8229895 image a 82 1587128404791

Nga brenda objekti përmban katër dhoma gjumi, një ballkon privat dhe katër banja. Është ende e paqartë nëse familja e famshme po planifikon të futet në të se nëse e kanë blerë për qëllime të tjera.

Shtëpia aktuale e çiftit që kushton 14 milionë dollarë dhe është e madhe 8.520 metra katrorë në Beverly Hills, u ble në vitin 2016 dhe dikur ishte në pronësi të Rihannas. /Telegrafi/

27317354 8229895 image a 84 1587128406666