LAJMI I FUNDIT:

Brenda restorantit të parë nënujor të ndërtuar në Norvegji (Foto)

Brenda restorantit të parë nënujor të ndërtuar në Norvegji (Foto)

Pothuajse të gjithë prej nesh kemi shijuar fruta deti, por një restorant në Norvegji u ofron mysafirëve të shijojnë specialitetet e ndryshme nën ujë.

Pa pasur nevojë për pajisje për zhytje për të arritur në fund të detit, një ndërtesë që është pjesë e rojeve bregdetare, do të hap dyert për mysafirët që dëshirojnë të shijojnë frutat e detit nën ujë, transmeton Telegrafi.


I ndërtuar në fshatin Baly, projekti i arkitektëve të kompanisë Snohetta u ofron pamje të rralla mysafirëve, ku gjysma e objektit është mbi ujë dhe tjetër nën ujë.

Por, të gjithë të interesuarit duhet të kenë durim nëse dëshirojnë ta vizitojnë, pasi duhet të caktojnë datën, pasi punimet përfundimtare të objektit ende nuk kanë përfunduar.

Sidoqoftë, vepra e artit të Snohett, do t’ju ofroj mysafirëve një ambient që deri më tani kanë pasur rastin ta shohim vetëm në filma apo dokumentarë.

Ky restorant do të ketë kapacitet të pres 80 deri në 100 mysafirë që do të shpërndahen në tre kate, ku nuk do të mungojnë as koktejet dhe shampanja. /Telegrafi/