LAJMI I FUNDIT:

Brenda qytetit “top sekret”: Aty ku rusët prodhuan Novichok, helmin e përdorur në sulmin e Salisbury (Foto/Video)

Brenda qytetit “top sekret”: Aty ku rusët prodhuan Novichok, helmin e përdorur në sulmin e Salisbury (Foto/Video)

Ky është qyteti i fshehtë “i mbyllur” i cili prodhoi toksinën Novichok, e cila supozohet se u përdor për sulmet në Salisbury. Qyteti Shikhany ka një shenjë në hyrjen e saj, në të cilën shkruan: Qyteti i Kimistëve.

Dhe sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ky është vendi ku u krijua dhe ruhej agjenti nervor që u përdor në tentativën e vrasjes ndaj Sergei dhe Yulia Skripal.


I vlerësuar si një nga qytetet famëkeqe të mbyllura ruse, Shikhani është rreptësisht një “top sekret”. Të gjithë rusët do të duhej të kishin pasaporta zyrtare për tu futur brenda – të huajt janë të ndaluar për ta vizituar.

Megjithatë, mediumi britanik Mirror shkruan se arriti të hyjë në këtë qytet kërcënues, rreth 800 kilometra në jug-lindje të Moskës.

Siç shkruan ky medium, përcjell Telegrafi, duke përdorur një makinë me targa vendore, ata kanë vozitur përtej postbllokut të kontrollit të policisë.

Hamish de Bretton-Gordon, ekspert i armëve kimike, citohet tu ketë thënë: “Unë jam shumë i befasuar që ju arritët të hyni në Shikhany dhe edhe më shumë i habitur që keni arritur të dilni jashtë”.

“Nuk ka dyshim se Shikhany ishte aty ku u prodhua Novichok”, shkruan Mirror, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i NATO-s shtoi: “Laboratorët në Shikhany u shkatërruan në fund të prillit. Ata u rrafshuan”.

“Askush nuk e di se ku është Novichok tani. Rusia e përshkruan Shikhany si një fshat të vogël, por është diçka më e madhe. Është ‘parku shkencor’ i tyre”.

Në shkrimin e vet, Mirror shkruan se vendasit ishin padyshim hezitues të bisedonin me ta.

Por një njeri i ulur në një stacion autobusi pranë një supermarketi në rrugën kryesore tha: “Ky është ende një qytet i mbyllur. Madje edhe njerëzit që jetojnë dhe punojnë në qytet nuk dinë për të gjitha veprimet këtu. Disa prej tyre ishin sekrete”.

“Kam dëgjuar për incidentin e Novichok në Angli, por jam i sigurt se ne nuk ishim pas kësaj. Nuk ka asnjë mënyrë që agjentët rusë të jenë aq joprofesionistë”, citohet të ketë thënë ai.

Në mars, agjenti i dyfishtë Sergei Skripal, 67 vjeç, dhe vajza e tij Julia, 34 vjeç, u sëmurën në mënyrë kritike në Salisbury, Wilts.

Ata mbijetuan, pavarësisht nga helmimi me Novichok.

Gjithashtu muaj më vonë, Dawn Sturgess dhe Charlie Rowley, 45, erdhën në kontakt me toksinën e hedhur dhe u sëmurën. Dawn, 44 vjeç, vdiq më vonë.

Sipas Mirror, kamerat e sigurisë treguan se agjentët rusë Alexander Mishkin dhe Anatoliy Chepiga ishin pas këtij veprimi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Trump thotë se armëpushimi duhet të anulohet nëse Hamasi nuk liron pengjet deri të shtunën

Botë
Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë, thonë shkencëtarët

Botë
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori