LAJMI I FUNDIT:

Brenda një viti, 48 mijë shqiptarë u bënë nënshtetas grekë dhe italianë

Brenda një viti, 48 mijë shqiptarë u bënë nënshtetas grekë dhe italianë

Shqiptarët, sipas Eurostat-it, hyjnë në grupin e përfituesve më të mëdhenj të nënshtetësisë së një vendi evropian.

Duke marrë në shqyrtim të dhënat e përpara dy viteve, Agjensia Evropiane e Statistikave vëren në përgjithësi një rënie të numrit të personave që e kanë pasur këtë shans: në vitin 2013, dokumentat në fjalë i kanë siguruar 980 000 vetë, në vitin 2014 shifra ulet në 890 000 e më pas, në vitin 2015 tkurret në 840 000.


Në 5 vjet, vëren Eurostat, totali i qytetarëve që kanë fituar nënshtetësinë e një vendi anëtar të bllokut evropian është mbi 5 milionë vetë. Përgjatë vitit 2015, që është dhe viti i shqyrtuar nga agjensia, pjesa dërrmuese e këtyre përfituesve, ose e thënë në shifra 87% e tyre, ishin shtetas që nuk vinin nga vende të BE-së.

Në krye të listës së grupit të përfituesve për këtë periudhë kohe renditen marokenët. 86 100 të tillë janë pajisur më së shumti me pasaporta italiane, spanjolle ose franceze.

Të dytët vijnë shqiptarët, me 48, 400 vetë. Në 96% të rasteve tona mbizotërojnë nënshtetësitë e marra në Itali e Greqi.

Shqiptarët kanë lënë pas turqit, që përfitojnë kryesisht nënshtetësinë gjermane, rumunët me atë italiane, pakistanezët që marrin më tepër nënshtetësinë britanike dhe algjerianët e orientuar drejt asaj franceze.

Nga anëtarët e bllokut, rezulton që nënshtetësinë e një shteti tjetër të Bashkimit Evropian ta kenë fituar më shumë rumunët dhe polakët.

Rregullat për tu bërë qytetar i BE-së kanë specifika sipas vendit, por përgjithësisht ajo që kërkohet më shumë është që personi të ketë jetuar aty të paktën 5 vjet, të ketë mësuar gjuhën ose në disa raste të ketë njohuri bazë, e të ketë të dhëna të pastra penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori