LAJMI I FUNDIT:

Brenda një shtëpie në Berlin, policia gjen pesë trupa të pajetë – dy të rriturve dhe tre të fëmijëve

Brenda një shtëpie në Berlin, policia gjen pesë trupa të pajetë – dy të rriturve dhe tre të fëmijëve

Trupat e pajetë të pesë personave që kishin pësuar plagë nga thika dhe arma e zjarrit, janë gjetur në një shtëpi në afërsi të Berlinit, ka njoftuar policia gjermane.

Siç raporton e përditshmja gjermane Bild, lajmin për pesë kufomat e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Berlin, transmeton Telegrafi.


“Gjatë pasdites kemi gjetur pesë trupa të pajetë në një shtëpi. Para kësaj na kishte telefonuar një qytetar i cili dukej i brengosur pasi prej kohësh nuk kishte parë fqinjët”, shtoi zëdhënësi i policisë.

Departamenti i vrasjeve dhe forenzikës kanë dalë në vendin ku është kryer krimi. Po hetohen të gjitha vrasjet. Bëhet fjalë për pesë të vdekur dy prej tyre të rritur dhe tre fëmijë. Në kufoma janë gjetur plagë të armëve të zjarrit si dhe therje me thikë.

Dy personat e rritur ishin rreth të 40-ve, e tre fëmijët e moshës, katër, tetë dhe nëntë vjet. Akoma është e paqartë nëse kryesi i veprës është në mesin e viktimave, apo motivi që çoi të kjo vrasje masive.