LAJMI I FUNDIT:

Brenda luftërave vdekjeprurëse të drogës në Marsejë të Francës – aty ku “të rinjtë po vriten si në një vend kartelesh si Meksika”

Brenda luftërave vdekjeprurëse të drogës në Marsejë të Francës – aty ku “të rinjtë po vriten si në një vend kartelesh si Meksika”

Dyzet e nëntë persona u vranë nga të shtënat me armë, të lidhura me drogën, midis bandave rivale në Marsejë në vitin 2023 – dhe vrasjet janë duke vazhduar.

Dhe a po del jashtë kontrollit situata në qytetin port francez?


“Ishte një natë tmerri”, shpjegoi Laetitia Linon, duke parë varrin e nipit të saj në varrezat më të mëdha të Marsejës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 14-vjeçari u vra jashtë një kompleksi banimi në ‘Quartiers Nord’ të varfër të qytetit.

Ai u qëllua pesë herë me kallashnikov.

“Një djalë i vogël mund të vdesë këtu nën një breshër plumbash, si në Meksikë, një vend kartelesh”, shtoi Linon.

E studentja e drejtësisë Amine Kessaci, themelues i OJQ-së ‘Ndërgjegjja’ thotë se “ne kemi humbur luftën e drogës”.

Trafiku i drogës vrau vëllain e tij të madh. Trupi i tij u gjet i djegur në një makinë në dhjetor të vitit 2020.

Që atëherë, numri i vdekjeve të lidhura me drogën ka shpërthyer.

Në vitin 2023, 49 persona vdiqën në sfondin e trafikut të drogës, kjo shifër ishte më e larta e të gjitha kohërave.

Një luftë në terren është në themel të këtyre grindjeve të drogës.

Dy nga kartelet më të mëdha të drogës – DZ Mafia dhe Yoda – po luftojnë për kontrollin e një tregu shumë fitimprurës të drogës.

Një biznes shumë fitimprurës

Sipas shkrimit të Euronews, përcjell Telegrafi, në Francë, trafiku i drogës gjeneron rreth 3 miliardë euro çdo vit.

“Paratë që rrjedhin, korruptojnë dhe vrasin”, ka thënë për Euronews prokurori publik i qytetit Nicolas Bessone.

Në ‘Les Marronniers’, një nga pikat aktive të trafikut të Marsejës, çmimet shfaqen “ashtu si në një menu restoranti”, tha Mohamed Benmeddour, një banor vendas dhe punonjës social.

Ndërsa prokurori publik i emëruar së fundmi synon të gjurmojë krerët e rrjeteve, përfshirë ata jashtë vendit.

“Është e gabuar të thuhet se shteti nuk është plotësisht i vetëdijshëm për këtë fenomen”, vlerëson Nicolas Bessone.

Siç bëhet e ditur më tej, në vitin 2023, autoritetet franceze sekuestruan shtatë ton kanabis, 21 milionë euro në asete kriminale dhe 107 pushkë sulmi në rajonin përreth Marsejës.

Në këtë drejtim, çdo ditë, pesë deri në 10 pika të shitjes së drogës “çmontohen” në qytetin e dytë të Francës.

Por shumë njerëz kanë humbur besimin te shteti.

Andaj, për të rikthyer besimin midis policisë dhe popullatës, shoqata “RAID AVENTURE” u krijua nga një ish-anëtar i një njësie elitare policore.

Bruno Pomart ka krijuar kushte për aktivitete sportive në lagjet e rrënuara nga droga.

“Të afrohemi me familjet dhe të rinjtë është pjesa më e rëndësishme e punës sonë”, ka thënë Pomart. “Është një mënyrë për të rimarrë këto zona dhe për të treguar se ato nuk janë braktisur”, shpjegoi ai.

Familjet në rrethet veriore kanë theksuar gjithashtu urgjencën e trajtimit të këtij fenomeni përmes punësimit.

Por plagët e lëna nga lufta e drogës mund të mos shërohen kurrë.

“Unë kurrë nuk do ta pranoj vdekjen e Rayanne”, përfundoi Linon. “Ai e kishte gjithë jetën përpara dhe nuk do t’i fal kurrë ata që na e bënë këtë, ne kemi humbur shumë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori