Almeda Abazi po shijon jetën në krah të aktorit turk Tolgahan Saysiman.

Modelja shqiptare muaj më parë ka kurorëzuar lidhjen me ‘Çënarin’ duke u martuar në një dasmë përrallore në Los Angelos të SHBA-ve.


Pas muajit të mjaltit, Almeda dhe bashkëshorti janë kthyer në qytetin turk të Stambollit, aty ku po merren me projekte e tyre artistike, transmeton Telegrafi.

Në një intervistë për mediat shqiptare, bukuroshja shqiptare ka prezantuar edhe hotelin 'Mercure Hotel', i cili është në pronësi të bashkëshortit të modeles.

Ky i fundit është i vendosur në një vend të përshtatshëm, ku për 10 minuta duke ecur do të mbërrini në sheshin Taksim.

hotel 2

Almeda ka pohuar se bashkëshorti ka vendosur se do të ketë zbritje për çdo shqiptar që do të akomodohet në hotelin e vendosur në Stamboll.

Ndër të tjerash, aktori turk ka pohuar se ka rrënjë shqiptare pasi që paraardhësit e tij vijnë prej trojeve shqiptare. /Telegrafi/

hotel 2 1

hotel 3

hotel 4

hotel 5

hotel 6

hotel 7

hotel 8

hotel 9

hotel 10

hotel 11

hotel 12

hotel 13

hotel 14

hotel 15