LAJMI I FUNDIT:

Brenda 24 orëve Prokurori i Shtetit ka ngritur 54 aktakuza kundër 73 personave

Brenda 24 orëve Prokurori i Shtetit ka ngritur 54 aktakuza kundër 73 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur pesëdhjetekatër (54) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona.

Sipas njoftimit për media prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë gjashtëmbëdhjetë (16) kërkesa për caktimin e paraburgimit të njëzet (20) personave, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Në njoftim thuhet se , prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për bastisje e cila është kryer në dy (2) lokacione, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Si pasojë e kësaj bastisje janë sekuestruar një (1) revole e markës “Berandelli” me pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një (1) automjet “Citroen” dhe prova tjera materiale. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka lëshuar dy (2) urdhër për ngrirje të përkohshme” dhe një (1) kërkesë për urdhër ndalues të aseteve, për veprën penale “Shpëlarje e parave” nga neni 302 i KPRK-së, dhe neni 56 i Ligjit nr. 05/L-96 paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në raport.

Detaje për të gjitha prokuroritë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dymbëdhjetë (12) persona, për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur njëmbëdhjetë (10) aktakuza kundër njëzet e një (20) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë ditës se premte ka ngritur katër (4) aktakuza, ndaj gjithsej pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave. Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë brenda 24 orëve, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar , ka kryer një (1) bastisje në dy (2) lokacione, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, si dhe, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori