LAJMI I FUNDIT:

Bregu: Demokratët janë vetëm

Bregu: Demokratët janë vetëm

Deputetja e Partisë Demokratike (PD), Majlinda Bregu, duke folur për protestën e organizuar nga partia e saj, në sheshin e Tiranës, ka theksuar se në “bulevard kishte boshllëqe”.Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook se shumëkush po e pyet se a ka qenë sot në protestë.

“Po. Për bindjen time dhe forcën e një zakoni që nuk dua ta harroj kurrë. I thashë vetes se pavarësisht fajita të madh të mospjesëmarrjes në zgjedhje, vend për të protestuar ka që ç’ke me atë punë. Kundër kësaj Qeverie dhe të keqes që e ndeshim çdo ditë, ka vend për të protestuar gjithmonë”, ka shtuar Bregu.


Ajo më tutje ka thënë se “boshllëqet sot janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm”. /Telegrafi/