Sulmuesi i krahut te Feronikeli, Jean Agostinho da Silva i njohur si Carioca, që ka më shumë se një vit që jeton në Drenas.

Lojtari duket se po kalon shumë mirë dhe është mirënjohës jashtëzakonisht shumë Feronikelin.


Kjo për faktin se klubi nga Drenasi i ka paguar atij një shtëpi luksoze në të cilën banon bashkë me gruan dhe vajzën e tij. Paga e tij flitet se është ndër më të mëdhatë në Superligë, diku rreth 4 mijë euro.

60856889 2057362307706584 2204526710680977408 n Gruaja dhe vajza e brazilianit

Lumturia e familjes shihej edhe në festën e titullin, fillimisht ishin në shkallët e stadiumit, pastaj edhe në fushë me trofeun.

Lojtari shpesh poston edhe video dhe foto me familje nga jeta në Kosovë.

60865335 2057362397706575 237616329757032448 n

Carioca që ka bërë karrierë në shumë klube të ndryshme, duke përfshirë edhe Kukësin, ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.

Braziliani është njëri nga futbollistët më të dashur nga tifozët dhe pritet të vazhdojë me klubin edhe për vitin e ardhshëm.

60531362 2057362261039922 4876967228970369024 n Jean Agostinho da Silva me vajzën e tij

Carioca ka bërë 29 paraqitje nën fanellën e Feronikelit këtë edicion ku ka kontribuuar me 11 gola (2 në Kupë) dhe pesë asistime.

53761913 2582307235122190 3302841502870274048 n Carioca në aksion te Feronikeli

Në total, Carioca ka qenë në fushë për kampionët e ri këtë edicion për 2397 minuta. /Telegrafi/

telegrafi sport app