LAJMI I FUNDIT:

Braida i Barcelonës e pa nga afër Koulibalyn, gati oferta e lartë për transferimin e senegalezit

Braida i Barcelonës e pa nga afër Koulibalyn, gati oferta e lartë për transferimin e senegalezit
NAPLES, ITALY - AUGUST 25: Kalidou Koulibaly player of SSC Napoli celebrates the victory after the serie A match between SSC Napoli and AC Milan at Stadio San Paolo on August 25, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Barcelona vazhdon të mendojë për repartin e mbrojtjes, pasi ky është reparti ku më së shumti çalojnë kampionët e Spanjës.

E duke parë nevojën për tu përforcuar me një qendërmbrojtës cilësorë, drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida ka udhëtuar drejt Italisë.

Braida ka qenë prezent në stadiumin e Napolit, San Paolo për të parë nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Liverpoolit.


Qëllimi i drejtorit sportiv të Barcelonës ka qenë të shikojë nga afër mbrojtësin senegalez, Kalidou Koulibaly.

27-vjeçari edhe më parë ka qenë objektiv i Barcelonës, por që oferta e katalunasve ishte refuzuar nga Napoli.

Kalidou Koulibaly në një duel me Mohamed Salah në ndeshjen Napoli – Liverpool. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Drejtuesit e Barcelonë janë të gatshëm të provojnë transferimin e senegalezit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Besohet se Barcelona ka gati një ofertë të lartë prej 70 milionë euro për ta sprovuar Napolin për Koulibalyn.

Ish-anëtari i Metz dhe Genk ka një kontratë afatgjate me Napolin deri në vitin 2023.

Për Koulibalyn interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori