LAJMI I FUNDIT:

Brahimaj: PDK dhe LDK janë në “luftë” për merita

Brahimaj: PDK dhe LDK janë në “luftë” për merita

Deputeti i AAK-së Lahi Brahimaj e ka përshëndetur iniciativën e presidentit Thaçi për formimin e Ushtrisë, por që shprehi dyshime që një gjë e tillë është serioze.

“Qeveria ka mundur kohë më parë të formojë ushtrinë me votat e deputetëve shqiptarë”, ka thënë Brahimaj.


“Unë jam shumë ithtar që të formohet ushtria dhe unë si deputet dhe partia që i takoj do ta votojmë një gjë e tillë”.

Brahimaj ka thënë se është “luftë” meritash mes LDK-së dhe PDK-së se kush e inicioj formimin e ushtrisë.

Profesori Universitar, Fadil Maloku ka thënë se mos formimi i ushtrisë në vitin 2014 e më herët, është shkak i rrethanave jo të favorshme. /Tribuna Channel/