LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt lejoi një burrë 105-vjeçar të jetonte pa qira në pronën e tij në Los Angeles deri sa vdiq

Brad Pitt lejoi një burrë 105-vjeçar të jetonte pa qira në pronën e tij në Los Angeles deri sa vdiq

Brad Pitt dyshohet se ka lejuar një burrë të ve të jetojë në pronën e tij të mëparshme në Los Angeles pa qira.

Sipas aktores së “Elvira”, Cassandra Peterson – nga e cila Pitt bleu pronën prej 1,9 hektarësh në Los Feliz, Kaliforni, në vitin 1994 – aktori e lejoi burrin të banonte deri në vdekjen e tij në moshën 105-vjeçare.

“Ai ishte shumë, shumë i sjellshëm me burrin”, tha Peterson për yllin e “Fight Club” në një intervistë të re me People.


Foto: GC Images

“Gruaja e këtij burri ndërroi jetë dhe burri, John jetonte atje. E di që Brad e lejoi të jetonte atje pa paguar asgjë derisa vdiq”, tha tutje ajo, shkruan PageSix.

Peterson tha se marrëveshja e erdhi pasi Pitt – i cili jetonte në shtëpi me ish-gruan Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre – filloi ngadalë të blinte prona fqinje kur ato dolën në treg.

Foto: SplashNews.com

“Mendoj se kishte rreth 22 shtëpi që ishin ngjitur me skajin e pronës, dhe sa herë ato dilnin në shtije ai blinte një”, tha aktorja, 71 vjeç.

Një nga pronat e vështruara nga Pitt, 59 vjeç, fillimisht ishte në pronësi të një burri të moshuar kur ai ishte në fillim të të nëntëdhjetave.

Paul Wesley bën kërkesë për divorc nga Ines de Ramon teksa modelja po shijon romancën e re me Brad Pittin
Lexo po ashtu Paul Wesley bën kërkesë për divorc nga Ines de Ramon teksa modelja po shijon romancën e re me Brad Pittin

Pasi shtëpia doli në treg, aktori dyshohet se bëri një marrëveshje për ta lënë të moshuarin të vazhdonte të jetonte në shtëpi – pa qira – pasi Pitt të bënte blerjen.

Foto: GC Images

Duke vënë në dukje jetëgjatësinë treshifrore të burrit, Peterson bëri shaka se ndihej sikur ai “thjesht vazhdoi të jetonte përgjithmonë”.

The Post raportoi në mars se Pitt shiti pronën e lartpërmendur për 39 milionë dollarë (35.7 milionë euro) – një rritje nga çmimi i blerjes së yllit të “Bullet Train” në vitet ’90.

Ndryshe, pronat luksoze të Pittit në Los Feliz përfshinin një shesh patinazhi, një fushë tenisi, një pishinë, një pellg Koi, një park patinash, një garazh për motoçikleta, një sallë vallëzimi dhe një kinema. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Magazina

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Magazina
Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Magazina
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Magazina
Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Rozana Radi hedh dyshime mbi orientimin seksual të Gjestit: Si mund të më akuzojnë si homofobe, kur unë rri gjithë ditën me të

Magazina
Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Edona Llalloshi, befasia e zgjedhjeve – merr afro 30 mijë vota nga qytetarët

Magazina
Kalo në kategori