LAJMI I FUNDIT:

Braçe reagon pasi kompania Kurum nxori 500 qytetarë të papunë: Nuk na bën dot për budallenj

Braçe reagon pasi kompania Kurum nxori 500 qytetarë të papunë: Nuk na bën dot për budallenj

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar sërish për mbylljen e uzinave të kompanisë Kurum dhe lënien pa punë të 500 punonjësve.

Braçe thekson se lodrat me faliment apo vështirësi ekonomike duhet të marrin fund.

“Kurum nuk na bën dot për budallenj! Kurum nuk e merr dot osh këtë vend! Lodra me faliment-kete here veshtiresi ekonomike, duhet te marre fund! Kurum pranoi dje se ka ndërprerë punën në dy prej segmenteve me te rëndësishme, fitimprurëse në procesin e prodhimit; ka lajmëruar punëtoret për ndërprerje te kontratës dhe për vijimin e pagesës për tre muaj te tjerë-koha e mjaftueshme për lodrat e saj! Ajo qe me beri përshtypje dje ishte deklarimi për vështirësi ekonomike; pra jo me faliment-ai është konsumuar njëherë, por vështirësi ekonomike!!!


Skandali i mbetjeve në Shqipëri, Inspektorati i Punës dhe Krimi Ekonomik kontroll në zyrat e Kurum-it
Lexo po ashtu Skandali i mbetjeve në Shqipëri, Inspektorati i Punës dhe Krimi Ekonomik kontroll në zyrat e Kurum-it

Ouuu po si kështu? Cili ka qene rezultati financiar i Kurum per 2018, 2019, 2020,2021, 2022, 2023? Duke dale nga tërmeti e duke hyre ne rindërtim, shoqëruar me rritem rritje te larte ne sektorin e ndërtimit-privat por edhe te investimeve publike, Kurum nuk ka qene asnjë vit me humbje, me fitim ka qene! Atëherë?! Si ka mundësi?! Ku kane shkuar fitimet?!

Shikoni, Kurum e ka bere një here këtë loje, shume me te madhe-me falimentin, ngjarje qe duhet verifikuar sot se a u mbyll ne përputhje me ligjin apo jo; nuk duhet lejuar ta bej me! Veçanërisht duke marre peng punëtorët”, thuhet në reagimin e deputetit të PS.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori