LAJMI I FUNDIT:

BQK merr mbështetje nga Thesari Rajonal i Ambasadës franceze në Sofje

BQK merr mbështetje nga Thesari Rajonal i Ambasadës franceze në Sofje

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtorin aktual të Thesarit Rajonal të Ambasadës së Francës në Sofje, Jean Marie Demange, drejtoreshën në ardhje, Florence Dobelle dhe Joseph Giustiniani, atashe për bashpëpunim në Ambasadën e Francës në Kosovë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin financiar, vecanërisht në atë bankar.

Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit se sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë dhe se zhvillimet pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik.


Nga ana tjetër drejtuesit e Thesarit Rajonal të Ambasadës së Francës në Sofje kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës me qëllim të mbështetjes së zhvillimit ekonomik të vendit. /Telegrafi/