LAJMI I FUNDIT:

BQE: G20 do të vijë me një përgjigje për Bitcoin

BQE: G20 do të vijë me një përgjigje për Bitcoin

Autoritet rregullatorë ndërkombëtare janë duke analizuar rreziqet që bartin monedhat kriptografike si Bitcoin dhe përgjigjen e tyre do ta bëjnë publike në takimin e radhës në Samitin e G20-së që do të mbahet në mars të këtij viti, tha Mario Draghi, President i Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

“Komuniteti Ndërkombëtarë është duke përgatitur një përgjigje në Samitin e G20-së në Buenos Aires”, mësohet të ketë thënë një anëtar i Bordit të BQE-së gjatë Forumit Ekonomik Botëror që u mbajt në Davos.


Në të kaluarën BQE ka injoruar vazhdimisht Bitcoin-in. Draghi shprehet se Bitcoin duhet të maturohet. Këto qëndrime as nuk e lejonin por as nuk e ndalonin Bitcoin-in.

Në shtator të vitit të kaluar gjatë një takimi në Parlamentin Evropian ai ju përgjigje një pyetje në lidhje me kriptomonedhat duke thënë se institucioni që ai drejton nuk ka fuqi as të rregullojë e as të ndalojë bitcoinin.

A do të jetë temë diskutimi Bitcoin në Samitin e G20-së?
Lexo po ashtu A do të jetë temë diskutimi Bitcoin në Samitin e G20-së?

Diskutimet rreth kriptomonedhave në Samitin e G20-së ishin paralajmëruar më parë. Në dhjetor, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, kishte propozuar një diskutim të tillë. /PCWAlbanian /Telegrafi/