LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Lëvizje pozitive në tregun devizor dhe depozitar

BPRM: Lëvizje pozitive në tregun devizor dhe depozitar

Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), sot në seancë konstatoi se në tremujorin e tretë ka stabilizim gradual të pritjeve të subjekteve ekonomike, që solli deri në lëvizje pozitive të devizive dhe qetësimin e ngjarjeve në të gjitha segmentet në tregun depozitar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Stabilizim në tremujorin e tretë reflektohet në punën bankare në tërësi. Rritje tremujore është verejtur si tek depozitat korporative, ashtu edhe te depozitat e sektorit të amvisërisë, dhe pothuajse kontribut i barabartë për formimin e rritjes së depozitave të përgjithshme kanë vërejtur edhe depozitat e denarit dhe devizore”, njoftojnë nga BPRM-ja.


Sipas BPRM-së, zvogëlimi i rreziqeve në tremujorin e tretë shihet nga rritja e mjeteve likuiduese të bankave nga 5.5% në tremujorin e tretë, me çka është mundësuar pothuajse ripërtritje e plotë e mjeteve likuiduese që janë shfrytëzuar gjatë tremujorit të dytë për amortizimin e episodeve të krizës me rrjedhën e depozitave./Telegrafi/