LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Kriza politike dhe ekonomia e ngadalësuar, zvogëluan aktivitetin në banka

BPRM: Kriza politike dhe ekonomia e ngadalësuar, zvogëluan aktivitetin në banka

Bankat në çerekun e parë të këtij viti kanë vërejtur aktivitet më të vogël për 1,6 për qind nën ndikimin e faktorëve të zakonshëm sezonal, aktivitet të ngadalësuar ekonomik, si dhe për shkak të rreziqeve prej ngjarjeve politike vendore të cilat ishin të pranishme.

Këtë e konstatoi Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) në seancën e sotme në të ilën u shqyrtua dhe miratua Raporti për rreziqet në sistemin bankar në kuartalin e parë të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në këtë periudhë, siç kumtojnë nga BPRM, potenciali depozitar i bankave është zvogëluar para së gjithash nën ndikimin e zvogëlimit të depozitave korporative.

Shkalla kryesore e interesit u zvogëlua gjithsej për 0,50 për qind pikë dhe u reduktua në 3,25 për qind që është niveli para eskalimit të gjendjes politike dhe spekulimeve në tregun devizor dhe depozitar nga fillimi i kuartalit të dytë të vitit 2016. Ndryshimet në lartësinë e shkallës kryesore të interesit janë ndjekur me ndryshime në lartësinë e shumës së ofruar të të dhënave të kontabilitetit .

Në fund të çerekut të parë të vitit 2017, pjesëmarrja në jofunksionalitetet në kreditë e përgjithshme shënoi zhvendosje të vogël dhe u ul në nivelin prej 6,4 për qind, kundrejt 6,6 për qind më 31 dhjetor 2016. Pjesëmarrja e jofunksionaliteteve në kreditë e përgjithshme të amvisërive është stabile, dhe lëviz rreth 2,5 për qind.

Rezultatet e testimit të stresit të zbatuara më 31 mars 2017 janë më të mira në krahasim me fundin e vitit 2016 dhe tregojnë për rezistencë të kënaqshme të bankave ndaj goditjeve të simuluara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori