LAJMI I FUNDIT:

BPO Summit 2022 – promovon rëndësinë e sektorit të BPO-së dhe punësueshmërinë e të rinjve

BPO Summit 2022 – promovon rëndësinë e sektorit të BPO-së dhe punësueshmërinë e të rinjve

Kërkesa për shërbimet e qendrave të thirrjeve në Evropë është në rritje. Popullariteti i tregtisë elektronike ka çuar në një rritje të kontaktit me klientët.

Ndryshimet demografike kanë çuar në një mungesë talentesh në Evropë. Dhe shërbimet e kontaktit me klientët të aktivizuara me teknologjinë informative janë shumë të kërkuara. Pjesa e tregut të kontraktimit të qendrave të kontaktit në Evropë pritet të rritet me 2.79 miliardë euro nga viti 2020 deri në 2025.


Tregu tregon një normë të përbërë të rritjes vjetore (CAGR) prej 3.13 për qind dhe kjo e fundit padyshim thekson rëndësinë që ky sektor ka për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Reduktimi i kostos mbetet gjithashtu një arsye e rëndësishme për kompanitë evropiane që të kontraktojnë aktivitetet e qendrës së kontaktit. Agjentët e rinj të qendrave të kontaktit në vendet e Evropës Perëndimore dhe nordike (Gjermani, Norvegji, Suedi, Finlandë dhe Danimarkë) kushtojnë afërsisht 22,200 euro për agjent në vit. Punonjësit e rinj të qendrës së kontaktit të punësuar në Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore kushtojnë 8,436 euro në vit.

Parë nga ky këndvështrim, Oda Ekonomike Zvicerane-Kosovare organizon edicionin e parë të Business Process Outsourcing Summit me tematikën Reveal. Për më shumë, edicioni i parë i BPO Summit 2022 do të bashkojë fytyrat më eminente të sektorit, ndaj tregimet e tyre të suksesit si dhe do të shpalosë hulumtimin e realizuar mbi sektorin, publikim ky që do mundësoj vendim-marrje të bazuar në fakte dhe do të shfaq një perspektiv tjetër për të rinjtë.

Përveç tjerash, do të ketë edhe panele interaktive në fushat e ICT-së, marketingut digjital, teknologjisë financiare dhe mbrojtjes së të dhënave.

Edicioni i parë i BPO Summit 2022 mbahet me datën 8 shtator 2022 në Klan Arena, organizohet nga Oda Ekonomike Zvicerane-Kosovare dhe mbështetet nga EBRD, USAID Compete, EYE Helvetas Intercorporation, STIKK, Growzillas dhe Telegrafi.