Banka Private për Biznes (BPB), e shpallur për të dytën herë banka me rritjen më të shpejtë dhe më e përgjegjshme në Kosovë nga revista prestigjioze Global Banking and Finance Review, ka themeluar programin BPB Juniors, që për qëllim ka zhvillimin profesional dhe akademik të studentëve në Kosovë.
‘BPB Juniors është iniciativë e bankës BPB dhe ka për qëllim të ofrojë zgjidhje efektive të problemeve me të cilat ballafaqohen studentët e talentuar në Kosovë, duke ofruar njohuri praktike dhe ekspertizë përmes trajnimeve dhe programeve të praktikës. Programi ka për qëllim ngritjen e nivelit te kuadrove përmes punës praktike, duke përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe duke ofruar mundësinë për punësim në BPB”, tha Arton Celina, Kryeshef Ekzekutiv në BPB.
BPB ka iniciuar programin me qëllim të përkrahjes së studentëve të vendit nga fusha e ekonomisë, menaxhmentit dhe fushave tjera të studimit, që synojnë të fillojnë karrierën e tyre në një bankë me zhvillim dinamik.
Programi BPB Juniors, përmes stafit të bankës të cilët janë të specializuar në fusha të ndryshme të sistemit bankar si dhe me angazhimin e Profesorëve nga Universitete, do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e sistemit bankar si dhe trajnime në fushën e aftësive analitike.
‘Pjesëmarrësve që me sukses kalojnë fazat e trajnimit, do të ju mundësohet puna praktike në Degët apo në Departamente të ndryshme të Bankës, e për më tepër edhe punësim kur banka ka nevoje për personel”, theksoi Celina.
Programi i implementuar në bashkëpunim me Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe, së shpejti edhe me universitete tjera te cilat janë të interesuara për këtë program, do të hapë dyert për studentët e interesuar.
“Studentët e dalluar ne fushat e lartpërmendura me ambicie dhe dëshirë për tu zhvilluar mund të bëhen pjesë e këtij programi duke aplikuar neper universitetet e tyre tek zyret e karrierës”, shtoi Celina. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë