LAJMI I FUNDIT:

Bozhinovski: PSP e ka humbur kredibilitetin

Bozhinovski: PSP e ka humbur kredibilitetin

Analisti politik Vlladimir Bozhinovski në emisionin ”Studio e Hapur” në Tv Nova ka folur për funksionimin dhe kredibilitetin e Prokurorisë Speciale Publike ku ka thënë se lidhja me LSDM-në opozitare ka humbur kredibilitetin e funksionimin, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bozhinovski mysafir në emision ishte së bashku me Ivon Veliçkovski nga Partia Liberale dhe Ramadan Ramadanin si analist politik.


”Prokuroria Speciale Publike ka pasur kredibilitet por me lidhjen e ngushtë që i bëhet me LSDM-në opozitare kjo ndikon negativisht për ta në uljen e kredibilitetit dhe besueshmërisë në punën e tyre.” tha mes tjerash Bozhinovski.

Bozhinovski gjithashtu foli edhe për zgjedhjet ku tha se OBRM-PDUKM do të bëjë një fushatë pozitive kurse LSDM do të bëjë fushatë negative duke kritikuar pushtetin dhe nuk do të jep ndonjë zgjidhje./Telegrafi/