Autori Mark Spitz kishte kaluar disa vite duke biseduar me Bowien, si dhe me familjen dhe miqtë e rokerit, për të eksploruar gjithçka rreth jetës së këngëtarit. Dhe Spitz mes tjerash shkruan se si rokeri kishte kërkuar ndihmën e magjisë për të dalë nga pjesa e errët e jetës së tij.

“Duke lexuar ‘Psychic Self Defense’ dhe disa libra tjerë misterioz mbi artin e magjisë, magjitë e bardha dhe anën e kundërt të saj, magjinë e zezë, Bowie filloi të ndërtojë disa pentagramë mbrojtës në çdo hapësirë”, ka shkruar autori në lidhje me varësinë e tij nga droga./Telegrafi/