LAJMI I FUNDIT:

Botohet në Slloveni libri për 14 familjet e vjetra fisnike shqiptare

Botohet në Slloveni libri për 14 familjet e vjetra fisnike shqiptare

Në Koper u organizua ceremonia e promovimit të librit në gjuhën sllovene “Monumenta Albanica Justinopolitana” me autor Peter Stoka.

Autori, pas një pune kërkimore e shkencore rreth katërvjeçare, ia ka arritur të sjellë për publikun e gjerë historinë e më shumë se katërmbëdhjetë familjeve të vjetra fisnike shqiptare me banim e kontribute shekuj më parë në Koper të Sllovenisë në periudhën e Venedikut.

Libri përfaqëson një tregues të qartë edhe të marrëdhënieve e të bashkëpunimit ndërmjet popujve tanë në një periudhë jo shumë të qartë deri tani sa i përket shqiptarëve në Slloveni.