LAJMI I FUNDIT:

Botës së automobilizmit i janë shtuar edhe dy makina shumë të veçanta (Video)

Botës së automobilizmit i janë shtuar edhe dy makina shumë të veçanta (Video)

Vanderhall Motor Works, me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, nuk është ndonjë kompani aq e popullarizuar në treg.

Por, me publikimin e modeleve të reja Venice dhe Laguna, ka bërë bujë në mediet që merren me vetura, transmeton Telegrafi.

Kjo për faktin se janë me tri rrotë, derisa vetura 1.4-litra ka 200 kuajfuqi.

Për dallim nga makinat tjera të kësaj natyre që ka një rrotë përpara dhe dy pas, te këto ndodhë e kundërta.

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për më pak se pesë sekonda, që është një kohë mjaftë e shkurtër.

Në videon e postuar më poshtë, mund t’i shihni këto modele që po pëlqehen shumë, teksa prezantohen në detaje. /Telegrafi/